Ndërrimi i orës: Ky është lajmi që po e presin të gjithë

Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe çdo vjeshtë së shpejti do të jetë një gjë e së kaluarës pasi Parlamenti Evropian votoi pak dite me pare në favor të mbajtjes së të njëjtës kohë gjatë gjithë vitit. Megjithatë, rezoluta nuk është detyruese.

Rezoluta e miratuar përfshin studimin e Shërbimit Kërkimor Evropian të tetorit 2017, duke mos arritur gjithsesi në ndonjë rezultat përfundimtar, por që tregon ekzistencën e efekteve negative tek shëndeti i njeriut.

Një numër iniciativash qytetare kishin nxjerrë në pah gjithashtu shqetësimet e qytetarëve për ndryshimin e orës që ndodh çdo fund marsi dhe fund tetori.
Rezoluta gjithashtu thekson se është vendimtare të mbahet një regjim kohor i unifikuar i BE.