Parashikimi i Çun Lajçit: Vetëvendosje s’do ta ketë as nji komunë

Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk doli fituese në asnjë komunë, ka reaguar aktori Çun Lajçi.

Ai në një postim në Facebook, ka shprehur mendimin e tij se Vetëvendosja s`do ta ketë më asnjë komunë.

Sipas tij, kjo ndodhi për shkak të ambicies së madhe të kësaj partie.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Shnosh e n’kosh!

Me sa kuptoj unë (e unë jam fort i trashë me kuptua), VV-ja s’do ta ketë as nji komunë ma!

Kështu e ka kur don shumë!?

Dardhat, kur pikin n’tokë, kalbën po s’i mblodhe!

Edhe Kurti asht dasht me hangër dardha e mos me pa andrra!

Shnosh e n’kosh thotë Rexhep Gali i Martinajve!