Viti 1991: Arkani dhe ‘Tigrat’ e tij në qendër të Prishtinës (Video)

Njëri ndër kriminelët më të mëdhenj, jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, Zhelko Raznatoviq – Arkan, dikur komandant i Gardës Vullnetare Serbe kohë pas kohe vizitonte njësitë e tij serbe në Kosovë.

Më 26 dhjetor të vitit 1991 ai qëndroi në Prishtinë ku para një numri të madh të serbëve të mbledhur në qendër të vendit, Arkani kritikoi udhëheqësit serbë të cilëve u bëri thirrje për unitet, ngase siç shprehet ai nuk është mirë që serbi të flasë keq për serbin, transmeton InfoPress.