Vjen APLIKACIONI që ju paguan për çdo hap të bërë, merre shpejt TANI

Nëse jen dembelë dhe përtoni të bëni disa hapa për të mirën e shëndetit tuaj, por preferoni të rrini në kafe, atëherë teknologjia ka menduar për ju

“Sweatcoin” është aplikacioni që jua paguan për të ecur. Ky aplikacion për momentin është disponibël vetëm në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në SHBA, por është njoftuar se shumë shpejt do të vijë edhe në Europë.

Por, si funksionon?

Është e thjeshtë, për çdo 1000 hapa të bërë, të cilët maten nëpërmjet GPS, ju fitoni një “sweatcoin”, e thënë ndryshe 15 sweatcoin janë të barabarta me 25 dollarë.

Shumën e mbledhur mund ta shpenzoni në një dyqan virtual(online) të lidhur me platformën e aplikacionit, ku mund të gjesh gjithçka nga veshmbathjet, libra, pajisje elektronike dhe pajisje teknologjike. Për të blerë pajisjet më të shtrenjta natyrisht duhen mijëra sweatcoin.