“Zjarri i natës”, si ta parandalojmë sëmundjen torturuese para se të jetë tepër vonë

Sëmundja Herpes Zoster që në gjuhën e popullit quhet shpesh “zjarri i natës” ka marrë emrin e tillë për shkak se shfaqet dhe vepron gjatë natës.

E shpesh personat që preken nga kjo sëmundje e ngatërrojnë atë me sëmundje të tjera, për shkak të simptomave që shfaq.

Kjo është një sëmundje që nuk ka një periudhë të caktuar kohore dhe ajo që është më problematike, informacioni që mund të gjesh është shumë i pakët. Ata që duhet të ruhen më së shumti janë moshat e treta, por kjo nuk do të thotë që të përjashtuara janë edhe grupmoshat e tjera.

“Zjarri i natës” (Herpes Zoster) shkaktohet nga variçela Zoster virus. Ky shkaktar bën pjesë në familjen që shfaq linë te fëmijët. Është një virus që rri në gjendje qetësie në mbaresat nervore të nervave dhe shfaqet në momentet që gjen terren të përshtatshëm.