Harrojeni Eni Çobanin në ‘Shihemi në gjyq’: Ja kush e zëvendëson

Ka një arsye përse rubrika “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare” është një ndër më të shikuarat në televizionet tona: Shqiptarët kalojnë peripeci nga më të ndryshmet me problemet e tyre ligjore dhe falë mungesës së njohurive të duhura juridike e parregullsive në sistemin e drejtësisë, këto peripeci shndërrohen në kalvare të vërteta problemesh që zgjasin me vite të tëra.

Por nëse nuk doni që problemet tuaja ligjore të bëhen aq të koklavitura sa të përfundoni duke i zgjidhur në një program televiziv sepse nuk gjeni zgjidhje tjetër, atëherë duhet të dini ku të drejtoheni.

Për të zgjidhur të gjitha problemet tuaja ligjore të natyrës Civilo-Administrative, mjafton të drejtoheni në zyrën e avokatisë “ADCA”, ku do të merrni ndihmën ligjore që ju nevojitet si për çështje gjyqësore, ashtu edhe ato jashtëgjyqësore si ndërmjetësimi.

Por sigurisht, sapo përmendet fjala “avokat”, të gjithë mendojnë për paratë që duhet të paguajnë paraprakisht për të nisur punën, ndaj nëse jeni të shqetësuar për shpenzimet, mund të merrni sërish frymë lirisht. Zyra e avokatisë “ADCA” ju ofron ndihmë ligjore pa parapagim, çka do të thotë se zyra do të marrë përsipër çdo shpenzim të gjyqit deri në përfundmin e tij, pavarësisht vështirësive, kostove apo kohëzgjatjes së procesit.

Në “ADCA” do të gjeni mbështetjen e duhur veçanërisht për çështjet e punësimit, një problematikë mjaft e theksuar në Shqipëri. Në këtë kuadër, duke qenë se ofron ndihmë ligjore si për individë ashtu edhe për sindikata e shoqata, “ADCA” ka nënshkruar një marrëveshje me Federatën Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, duke ofruar asistencë dhe konsulencë juridike për çdo rast të shkeljes së Kodit të Punës apo problematika të ngjashme, që cënojnë punëmarrësit.

Ndaj në rastin e parë që do të keni probleme ligjore apo nevojë për konsulencë juridike, mos ngurroni të kontaktoni zyrën e avokatisë “ADCA”.