Ilir Deda E Tepron Shume, Krahason Hashim Thaçin Me Sllobodan Millosheviqin E ..

Ilir Deda Krahason Hashim Thaçin Me Sllobodan Millosheviqin E Franjo Tugjmanin.

Ish Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Deda e ka goditur ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e ndryshimit të kufinjëve. Deda në një postim në Facebook Thaçin e pat krahasuar me Sllobodan Millosheviqin e Franjo Tugjmanin.

Ky është postimi i plotë i Dedës:

Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njejtë si Thaçi sot, që “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale pë ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi.

Pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin. Të tillë edhe do të mbesin.

E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.