Kryetari i Presheves: të gjitha qeverit e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2

Postimi i plotë i kryetarit të Presheves Shqiprim Arifi :

Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosoves, dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e Kosoves, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit.

E gjithë kjo, edhe si kundërmasë ndaj Serbise , e cila investon miliona në Kosovë.

Më parë, kam kërkuar nga tre Kryeministra të Kosoves, që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore, të gjithë e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2; po ndodhë më në fund.

Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.

Faleminderit Albin! Kosove Bashkë jemi më të fortë!

PS: Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë Shqipërise 4 milion euro shtesë.