Menduat se s’ka minus temperatura? U mashtruat, ky është moti për pesë ditë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, njofton Telegrafi.

Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. Me poshte keni parashikimin e motit per 5 ditet ne vazhdim.