Nëna e 8 jetimëve thyen zemrat e çdo shqiptari: Sot nuk kisha bukë për fëmijët

Skamja vazhdon ende të jetë e theksuar në fshatrat më të largët në Shqipëri e Kosovë. Historia e trajtuar më poshtë është ajo e familjes Gegaj, 8 anëtarët e së cilës janë fëmijë jetim.

Babain e kanë humbur para 12 vitesh. Njëra nga vajzat e familjes thotë se kanë turp nga varfëria që i rrethon dhe se shoqëria e tyre nuk e di gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, raporton “BË”.

Ndërsa nënën e kanë ende gjallë. Ajo është Ajete Gegaj. Është 55 vjeç. Portreti i saj tregon sa shumë e kanë rënduar hallet dhe sakrificat që kalon çdo ditë për të mbajtur me bukë jetimët e saj. Si jetojnë ata? Me çfarë ushqehen, me çfarë ngrohen në mes të atij acari e humbëtire, në Malishevë. Me këmbët e zbathura, me pak rroba e të shtrirë në disa sfungjerë, të mbuluar me nga një batanije.