A e dini se cilin ujë të Kosovës e pinë ushtarët amerikanë në Evropë dhe Afrikë?

A e dini se cilin ujë të Kosovës e pinë ushtarët amerikanë në Evropë dhe Afrikë?

Prodhuesi kosovar i ujit të ambalazhuar “Dea” i kompanisë Adea Group nga viti 2006 është furnizues i ushtrisë amerikanë “US Army”. Fillimisht në bazën ushtarake “Bondsteel” kurse në pesë vitet e fundit është kontraktore për furnizim në të gjitha bazat në Evropë dhe Afrikë.

Cilësia dhe kontrollet sistematike të auditorëve nga ana e Ushtrisë Amerikane ka bërë që sot DEA të jetë shembull dhe krenari e vendit si partner lojal i ushtrisë numër një në glob.

Teknologjia e fundit e kombinuar me vetitë natyrore të ujit DEA kanë mundësuar qëndrueshmëri dhe bashkëpunim me “US Army” tash e sa vite, duke thyer tabut dhe hequr paragjykimet rreth produkteve të vendit.

Gjithashtu, DEA ishte uji i vetëm në “Defender Europe 2021”, stërvitjen më të madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit e cila u mbajt në Shqipëri.