Pas presionit nga Amerika për raketat ruse, dorëzohet Turqia: “Mund të merremi vesh”

Pas presionit nga Amerika për raketat ruse, dorëzohet Turqia: “Mund të merremi vesh”

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar përsëri Turqisë të braktisë sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore që bleu nga Rusia. “S-400 ruse nuk janë në përputhje me pajisjet e NATO-s, ato kërcën0jnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha në një intervistë të botuar dje se qeveria e tij ishte e përgatitur të mos përdorte sistemin S-400 në mënyrë që të qetësonte tensi0net mbi çështjen që po helm0n marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

“Ne jemi të hapur për negociata” i tha Akar gazetës Hurriyet.