Shijoni momentet me diell, mësoni sesi pritet të ndryshojë moti në ditët në vazhdim

Shijoni momentet me diell, mësoni sesi pritet të ndryshojë moti në ditët në vazhdim

Edhe pse reshjet u ndalën, mëngjesi i sotëm ishte tepër i ftohtë dhe me temperatura që zbritën deri në -8 gradë celcius në zonat malore.

Temperatura mbeten të ulta pavarësisht motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, kjo situatë nuk do të vijojë për shumë orë pasi gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë pritet një rikthim i reshjeve të dëborës dhe shiut në pjesën më të madhe të territorit.