Vjen LAJMI BOMBË: Ja kur pritet të lirohet Hashim Thaçi

Burimet nga Gjykata Speciale, bëjnë të ditur se David Hooper, avokat i Thaçit, ka bërë kërkesë për lirimin e tij me anë të një parashtrese prej 28 faqesh.

Parashtresa tanimë është dërguar te gjyqtari i procedurës paraprake, dhe në të janë të renditur argumentet se pse Thaçi duhet të lirohet sipas avokatit. Gjithashtu janë radhitur edhe kundër-argumentet ndaj pretendimeve të Prokurorisë së Specializuar të paraqitura në parashtrimet tjera si dhe në versionin e redaktuar të urdhër.

Para rreth katër ditësh, në adresën e gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, kanë arritur 28 faqe argumente nga avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi, David Hooper, përmes së cilave kërkohet lirimi i përkohshëm i klientit të tij.

Hooper në adresimin e tij, i është përgjigjur të gjitha pretendimeve të Prokurorit Special, të ngritura në fletëarrestin ndaj Thaçit si dhe në parashtresat tjera të dërguara në gjykatë.

Avokati i presidentit, me këtë rast i është përgjigjur pretendimeve për intimidim e personave që mendojnë ndryshe për luftën e U Ç K-së, siç ishte përmendur rasti i Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të Albin Kurtit në kohën sa ky i fundit ishte kryeministër.