Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë, është i rrezikshëm [FOTO]

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve lidhur me personin e kërkuar.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore n? Pej?, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Sami (Avdi) Berisha i lindur me 01.05.1968 n? fshatin Irzniq- Deçan.

I denuari është i kërkuar për vepr?n penale vrajse në tentativë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com