Njeriu më i moshuar në botë feston 117-vjetorin dhe tregon sekretin

Njeriu më i moshuar në botë feston 117-vjetorin dhe tregon sekretin

Njeriu më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbushi këtë të hënë 118 vite jetë.

E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u njoh në Mars 2019 nga Libri i Rekordeve Guinness si gruaja më e vjetër në planet në moshën 116 vjeç, dhe shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez të të gjitha kohërave me 117 vjet dhe 261 ditë .

Tanaka, një banore e një shtëpie pleqsh në Fukuoka, në Japoninë perëndimore-qendrore, festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar stafin dhe të gjithë njerëzit me të cilët ndan aktivitetet e përditshme.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, Tanaka bën gjimnastikë të përditshme dhe është në gjendje të kryejë llogaritje.

Tanaka zakonisht ka një oreks të mirë, shpesh është e dhënë pas çokollatës dhe herë pas here kënaqet me një arrë kokosi.

Kur u pyet se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë, Kanaka nuk hezitoi: “Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”.