RAKIQ: DISA SERBË PA FIJE TURPI PO HYJNË NË KOALICON ME ALBIN KURTIN

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se disa parti serbe po hynë në koalicion me Albin Kurtin “pa asnjë turp”.

Sipas tij këta serbë do të jenë në shërbim të interesave të shqiptarëve.

“Disa udhëheqës që paraqiten si parti serbe po hyjnë në fushatë me Albin Kurtin, pa asnjë turp. Shqiptarët tani po drejtojnë hapur disa serbë që janë të përshtatshëm dhe të cilët nuk do të jenë në shërbim të njerëzve por në shërbim të qëllimeve të shqiptarëve,” tha Rakiq për telegrafin.

Por ai thotë se më 14 shkurt “do të fitojë uniteti dhe harmonia serbe”.

Rakiq theksoi se 10 vendet për komunitetin serb do të jenë në duart e Listës Serbe.

Beson se “Prishtina po bën gjithçka për ta uzu rpuar të drejtën e serbëve për të votuar”.

“Nuk është lajm që Prishtina dëshiron të zvogëlojë forcën e popullit serb në institucione përmes dobësimit të Listës Serbe. Njerëzit tanë janë shumë të mençur, të durueshëm dhe të arsimuar politikisht, kështu që ne i kuptojmë qartë të gjitha lëvizjet që janë bërë në ditët e mëparshme, nga ardhjet e paparalajmëruara me njerëz të arm atosur në veri të Kosovës për të fshirë qytetarët tanë nga lista e votuesve. Mbështetja për Listën Serbe do të jetë përgjigjja më e mirë e njerëzve tanë ndaj të gjitha marifeteve”.